Kryesore

Rama prezanton projektin 3D të segmentit Milot-Fier: 1.2 mld € për 115 km (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 01/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin dhe ka çelur garën për nismën e Korridorit Adriatiko-Jonian, që ka për synim ndërtimin e segmentit Milot-Fier.


Ky segment rrugor do të ketë një gjatësi prej 115 kilomentrash dhe sipas kryeministrit do të mund të përshkohet në 75 minuta.


“Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit”, tha kryeministri.


Për kreun e qeverisë, fituesi i këtij projekti do marrë përsipër të ndërtojë këtë aks të rëndësishëm rrugor me një vlerë prej 1 miliardë e 200 milion euro.


“Ne zgjodhëm partneritetin publik privat si mekanizëm financimi për dy pjesë të këtij korridori që kanë një rëndësi strategjike në vetvete brenda aksit. Milot-Balldrenin dhe Milot-Kasharin, behet fjalë për dy koncensione të sulmuara egërsisht dhe pafytyrësish nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje për ndryshim që ne jemi përpjekur të bëjmë në këto vite. Në kushtet e një situate të rë të krijuar, ku ne u angazhuam për paktin për Universitetin, ne u angazhuam të krijojmë hapësire të re fiskale për të transformuar të gjitha kushteve të jetesës së studentëve.

Jemi në formulën e re të segmentit Milot-Fier që nuk e ngarkon shtetin shqiptar me asgjë më shumë sesa një garanci minimale trafiku, praktikë kjo emirënjohur botërisht dhe publikisht në çdo vend të botës. I gjithë financimi masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milionë eurosh do të bëhet nga fituesi i kësaj gare. Do të kemi një aks të Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë shume e konsiderueshme e trafikut për gjatë sezonit turistik dhe ku fatkeqësisht ne jemi të shkëputur dhe një segment i mbetur ende i pa kryer në Kroaci.

Më këtë aks do ndodhë një transformim kolosal në çdo aspekt, nëse do shohim bilancin e vdekjeve dhe plagosjeve të të gjitha viteve në segmentin Milot-Tiranë, është për të vënë duart në kokë, është bilanc lufte. Kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë në vdekje dhe plagosje, kjo do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë dhe qarkullimin pa pagesë, por me shpejtësi të ndryshme dhe kushte të ndryshme.

Me këtë investim nga Morina në Fier do të shkohet për tre orë. Aksesi i të gjithë turistëve që vijnë nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm që do të jetë shumë i shpejtë, por dhe shumë më i sigurte. Në këtë aks ne do zgjidhim problemin e madh të krijuar gjatë gjithë viteve të tranzicionit të një rruge kryesore automobilistike në një vend në mes të Europës që nuk e gjen askund të Europë.

Trafiku kombëtar kalon sikur trafiku i makinave mespërmes një fshati. Nga të dyja anët e rrugës aktivitete nga më të ndryshmet e hyrje dalje pafund. Një gjë e pashembullt, e turpshme për të gjithë ata që e kanë konceptuar, financuar, propaganduar si sukses, cdo investim në atë rrugë.

Shto ujë e shto miell, shto metra e shto asfalt e rrit kërcënimin për humbje jete e plagosje. Ai sështë korridor turistik, por i rrezikshëm, se duket sikur shteti ka dalë në rrugë e ka nxjerrë plackat në rrugë, restorante, kështjella, rrota e varreza makinash, pemë ekzotike, të gjithë në rrugë”, tha Rama.

Kryeministri tha se po ashtu po punohet edhe më Bashkinë e Tiranës për projektin e kampusit Universitar. “Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar dhe do fillojmë Kampusin e ri Universtiar, për Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas