Kryeministri Edi Rama ka nisur në parlament prezantimin e prgramit dhe anëtarëve të kabinetit të mandatit të tretë.
Shefi i rilindjes u shpreh që në krye se është krenar për përmbysjen në aspektin gjinor që ka bërë me kabinetin e tij, duke u futur në 5-sëshen e parë të OKB.
Por, Rama tha se kjo nuk ka qënë qëllim më vete.
Në këtë aspekt, ai ka theksuar se koha e qendrimit në qeveri të ministrave e ministreve, do të varet vetëm nga puna dhe rezultatet e tyre.
E pranishme në këtë seancë, në një nga llozhat e Kuvendit, është edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Basha.