Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e PS për deputetë në Qarkun e Tiranës.
Rama tha se mazhoranca nis fushatën në qarkun më të madh të vendit, me synimin për marrë 20 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, nga 36 mandate që prodhojnë votat e Tiranës.
Rama foli edhe për arsyet e kandidimit në listat e PS, të inxhinieres Luljeta Bozos dhe mjekes, Najada Çomo.
“Përshëndetje të gjithëve, sot jemi këtu për të bërë prezantimin e skuadrës së Tiranës, në vrazhdën që i paraprin çeljes së fushatës elektoralë në 25.
Ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut të Tiranës, një skuadër që është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, të të gjitha moshave, të të gjitha kategorive, për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor, nuk është vetëm një zgjedhje për partinë në veçanti por edhe për një kandidat apo një tjetër. 19 është objektivi minimal në Tiranë, ne do të kemi 20 deputetë.
Zgjedhja e luljetës dhe najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi dtyrua të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, – u shpreh Rama.
Kandidatët e PS në Qarkun e Tiranës