Në kuadër të ciklit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës për të zhvilluar takim me qytetarët, nga ana tjetër kryeministri u prit me protesta në rrugë.
Sipas raportimeve nga Durrësi, mësohet se protestuesit do të tentojnë ti pengojnë Ramës rrugët ku ai do të kalojë.
Protestuesit i kanë zënë rrugën, ndërsa kanë shpalosur parullat me mbishkrimet: Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit të Durrësit.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitave të tij në kuadër të programit të bashkëqeverisjes “ Bashkia që duam”. Por pavarësisht pengesave të krijuara në rrugë, kryeministri Rama ka kryer të gjitha takimet e planifikuara.