Kryesore

Rama: Programi i PD, pa bosht dhe shtyllë kurrizore – taksa 9% për të pasurit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 02/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas prezantimit të programit ekonomik “Shqipëria fiton”, nga kryetari i PD, Lulzim Basha. 






Gjatë konferencës për  shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Rama e quajti programin e PD pa bosht dhe shtyllë kurrizore, ndërsa shtoi se taksa 9% favorizon të pasurit dhe varfëron ata me të ardhura të pakta.


“Programi i PD është pa bosht dhe pa shtyllë kurrizore. Është si karakteri i liderit të opozitës. Taksa 9% është taksë për të pasurit. I jep më shumë të pasurve. Taksa e sheshtë u merr shpirtin atyre që fitojnë më pak. Taksimi progresiv ka dhënë rezultat. Mund të bëjmë një rishikim të progresivitetit. është humbje kohe të diskutojmë propozimet e PD“, u shpreh Rama.





Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se sistemi i taksimit që propozon PD, lë pa pensione 670 mijë qytetarë.



Ahmetaj: Taksa 9% çon te të pasurit 53 miliardë lekë. Taksa e sheshtë favorizon pakicën e pasur. Taksa 23% që thoni ju, është në varësi të të ardhurave dhe ulet deri në 8%. Këta duan të lënë pa pensione 670 mijë pensionistë.


Rama: Nuk ka 23% dhe 1.6 mln lekë rrogë, është gënjeshtër. Ata që e kanë përhapur këtë janë thjesht gënjeshtar, ose nuk dinë të bëjnë asnjë llogari ose sipas rastit 7×7= 42 dhe kush ta besojë, ta besojë, ta përsërisim sa më shumë që ta besojnë. 23% fillon kur rroga është 4 mln e lart dhe jo më poshtë, sot që flasim.

Lexo edhe :  Koronavirusi- Rama jep lajmin: 600 mijë vaksinime në Shqipëri

Ne nuk do të bëjmë fushatë me taksa, do përsërisim ato që kemi thënë në fillim, kush fiton më shumë do paguajë më shumë, kush fiton më pak, do paguajë më pak. Pikë.

S’do t’i lëmë 530 mln dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të oligarkëve siç i quajnë këta. Janë aty për t’u investuar në infrastrukturë, shkolla, spitale, në rritje pagash, në rritje pensionesh etj, që të kthehen mbrapsht siç ndodhte përpara se sa ne të vinim në qeveri dhe të vendosnim këtë parim, në xhepat e të pasurve. Biznesi i vogël e ka zero taksën, nuk ndodh në asnjë vend, as në Rajon dhe as Europë. E ka zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Deri në 140 mijë dollarë xhiro, e ka zero taksën e fitimit.

Ne jemi në fazën kur po heqim komplet inspektorët nga biznesi i vogël. Do çlirohet përfundimisht edhe nga vizitat te dera për gjoba dhe për ryshfete. Këta duan t’i rikthejnë prap. Por lajm i mirë që këto janë muhabete që do t’i marrë era, sepse nuk ka asnjë mundësi që ky lloj programi, që është një lloj shëmbëlltyre e lidershipit, karakterit të dobët pa shtyllë kurrizore, që të ketë shans të realizohet. Jo se këto janë të pabëshme se falimenton shteti, por se ata nuk do të vijnë në qeveri.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas