Aktualitet

Rama provokon me video, furi komentesh kundër tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 17/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama sapo ka kryer një provokim duke publikuar një video nga një lulishte e Tiranës, ku ka prindër me fëmijë, për të treguar se gjithçka është në normalitet. Ai pretendon se ajo është pamja e kryeqytetit, teksa pak metra më tej, qindra qytetarë po përplasen me policinë, pas demonstrimit skandaloz të dhunës me shembjen e Teatrit natën, dhe me ndalimin, arrestimin e goditjen e shumë aktivistëve dhe aktorëve.


Kamera e Ramës dallohet qartë se është në një zonë të vogël përballë hotel Rogner, dhe nuk përfaqëson aspak çfarë po ndodh sot në Tiranë.


Sepse sot në Tiranë, është hedhur edhe një hap më shumë drejt vendosjes së autokracisë, me dhunë dhe skalione force, me Renean të armatosur deri në dhëmbë, e me trupa speciale që tregojnë armiqësi.


Ky provokim i Ramës ka sjellë dhjetra reagime në faqen e tij në Facebook, ku shumica i kujtojnë se çfarë po ndodh me Teatrin. Ka sigurisht mbështetës dhe rilindas që i bëjnë thirrje ti shkelë edhe më shumë me këmbë protestuesit.


Deri tani, dy europarlamentarë të rëndësishëm, e kanë dënuar sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit, duke e cilësuar të paligjshme prishjen e Teatrit dhe duke dënuar dhunën ndaj aktivistëve.

Edhe ambasadat kanë shprehur keqardhjen, që qeveria dhe bashkia nuk u ulën në dialog dhe nuk i dëgjuan artistët, e po ashtu kanë dënuar dhunën.

<
>
Screenshot_4 Screenshot_3 Screenshot_2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas