Aktualitet

Rama publikon fotot: Spitali COVID4 është gati, në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:37 - 24/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus.



Në një postim në Facebook, Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të lënë mangët, por jep edhe këshillat për kujdes.


Postimi
Mirëmëngjes, Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën.



#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA😷
#DISTANCA↔️
#HIGJIEN




***

Lajmin se ky spital është gati e dha edhe ministrja Manastirliu, e cila një ditë me parë së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektuan spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas