Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka publikuar një grafik të datës 19 prill, ku tregon se Shqipëria është në vend të parë në rajon sa i përket procesit ditor të vaksinimit
Rama thotë se s’ka nder më të madh për të se udhëheqja e luftës me armikun e padukshëm, dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë prej tunelit të pandemisë, më shpjet se shumë të tjerë në europën ku jetojmë.
Sipas grafikut të realizuar nga “Our World in Data”, Shqipëria kryeson tabelën e sigurimit të numrit vaksinave të përllogaritur në bazë të popullsisë.
Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndërkohë në këtë grafik Turqia renditet në vendin e 6. Ndërsa Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.
Statusi i Ramës
#KrenarpërShqipërinë
Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.