Aktualitet

Rama publikon videon e aeroportit të Kukësit: Gati për fluturimin nga Londra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 17/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga aeroporti i Kukësit, që sipas tij është gati për të nisur fluturimet.





Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se “✈️Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra🤜😉🤛.
🚫KUJDES MOS ËSHTË 3D❗️”.


Ndërkohë, ministrja Belinda Balluku tha se aeroporti është gati. Mes të tjerash ajo pohoi se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës dhe në disa lande të Gjermanisë.





“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë. Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, tha Balluku.

Lexo edhe :  "Defender 21" - Ushtria Amerikane zbarkon në Portin e Durrësit (VIDEO)


Fluturimin e parë aeroporti i Kukësit pritet ta realizojë ditën e nesërme, 18 prill. Do të jenë disa qytetarë emigrantë në Londër të cilët do të udhëtojnë drejt Kukësit dhe avioni do të ulet pikërisht në aeroportin më të ri në vendin tonë, atë në qytetin verilindor.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas