Aktualitet

Rama publikon videon: Lagjia e rindërtuar në Fushë Krujë, përfitues 1200 banorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 12/08/21 |
mapo.al

Plot 1 mijë e 200 banorë do të mund të përfitojnë nga projekti i rindërtimit, në lagjen e re Rilindja të Fushë- Krujës.






Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, të enjten e 12 gushtit, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Kujtojmë që Fushë-Kruja ishte një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s.








Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një program rindërtimi, ku për vitin 2020 janë alokuar nga buxheti i shtetit 34 miliardë lekë, ose 340 milionë dollarë.




Nga të cilat, 31 miliardë lekë janë burime të brendshme dhe 3 miliardë janë donacionet private apo dhe nga shtete të ndryshme që kanë vendosur t’i derdhin donacionet e tyre në buxhetin e shtetit në kuadër të rindërtimit pas tragjedisë së 26 nëntorit 2019.

Lexo edhe :  Rindërtimi/ Drejt përfundimit pallatet e para në Kombinat


Sipas ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, përtej buxhetit të shtetit donacione aktive për vitin 2020 janë 272 milionë euro.

Fondet e alokuara, të cilat përbëjnë kryesisht për teknikë buxhetore rreth 20%, janë rindërtimi i banesave individuale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku janë alokuar 5.73 miliardë lekë.

Gjithashtu ka fonde të alokuara për rindërtimin e banesave, rindërtimin e objekteve arsimore, rindërtimin e infrastrukturës në të dyja njësitë.

1


Etiketa: , ,

Pas