Kryeministri Edi Rama ishte sot ne takimin e radhës për të promovuar platformën e bashkëqeverisjes, ku mjaft qytetarë kanë gjetur zgjidhje të problemeve.
Dje ishte rasti i një vajze që sapo kishte mbaruar studimet për administrim biznesi dhe kishte aplikuar tek platforma, pas disa muajsh përpjekjesh për të kërkuar punë.
”Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë…”, tha ajo. Sa e ke rrogën?, e pyet Rama. Qytetarja nga vendi I pergjigjet:
“600 mijë (te vjetra)”. “Po pse e thua me gjysmë zëri. E paske rrogë të mire”, I përgjigjet sërish Rama.
“Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre me punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi 600 mijë lekë rrogë se rroga merret në bazë të asaj që ofron”, shtoi Rama.