Paralelisht me protestën e madhe të opozitës, kryeministri Rama ishte në Berat ku pati një takim me operatorët turistikë. Gjatë diskutimit, Rama tha se qeveria nuk preket pasi e drejta për ndryshim i takon vetëm popullit dhe askujt tjetër.
“Mua më keni në televizor gjatë gjithë kohës. Edhe në frigorifer kur është nevoja”, tha Rama.
Kurse kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha për gazetarët gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, se kreu i qeverisë Rama jo vetëm po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, por edhe për emrin e kryeministrit të ri.
“Zt. Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit”, tha Kryemadhi.