Rama “qytetar nderi i Dibrës”? Çupi: Kryeministër qesharak

Ish-deputetja e PD Dhurata Çupi me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi në Dibër, këshilltarët votuan “pro” që Edi Rama të bëhet “qytetar nderi i Dibrës”. Çupi shprehet se Edi Rama është kryeministri më qesharak në botë. Ajo shton se në Dibër votat vidhen, mbizotëron varfëria dhe njerëzit kanë emigruar, ndërsa këshilltarët në Dibër luajnë teatër.

foto galeri

Statusi i saj:

Edi Rama, kryeministri më qesharak në botë

Kam marrë këto dy orë me qindra mesazhe nga dibranë të fyer prej teatrit të shëmtuar që u luajt mes vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës dhe punëdhënësit të tyre me seli më Tiranë.

Njëra palë, për turpin e vet, e shpall Qytetar Nderi Kryeministrin që vodhi zgjedhjet në Dibër, pala tjetër bën sikur nuk di gjë për surprizën e vartësve dhe shpik refuzimin e titullit, duke u bërë po aq qesharak dhe i pabesueshëm sa edhe servilët që e rrethojnë në Tiranë dhë në Dibër.

Zgjedhja e Dibrës si teatër eksperimental për tekat e pushtetit të Edi Ramës, i përqesh dibranët, i përçmon ata, nëpërkëmb dinjitetin dhe mençurinë e tyre, njësoj si në zgjedhjet e 2016-ës, kur diktoi rezultatin me dhunën e krimit, të parave të pista dhe të keqpërdorjes së shtetit.

Propozimi i vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi, nuk është asgjë më pak se fyerje e dinjitetit të dibranëve të ndershëm. Gjatë historisë së tyre, ata janë identifikuar me intelektualë dhe profesionistë të nderuar, jo me profesionistin e vjedhjes së votave, kryeministrin e dosjes 184, kryeminsitrin e zero investimeve për Dibrën, kryeministrin e papunësisë dhe dëbimit të rinisë në emigracion.

Kjo është arsyeja pse dibranët u shprehën të revoltuar nga tallja që iu bë atyre sot nga politikanë që kanë lidhur fatin e tyre me një grusht kriminelësh e oligarkësh, me të cilët ndajnë grabisin dhe ndajnë pasuritë e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shumë shpejt, Edi Rama do ta shohë vetë se ai nuk është i mirëpritur në Dibër, se Dibra i refuzoj dhe i ndëshkon ata që e tallin dhe e çnderojnë.




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.