Kryesore

Gafa e Ramës, ngatërron dosjen e blerjes së votave të Shijakut me atë të Dibrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 28/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të komisionerëve në kuadër të dosjes “339”, për shitblerje votash në zgjedhjet parlamantare të 2017.





Por në vend të reagimit të kreut të qeverisë, vëmendjen e ka marrë gafa e tij, duke ngatërruar dosjen “339” të Shijakut me atë “184” të Dibrës, ku shprehet se “14 nga të pandehurit janë përfaqësues të PD e LSI dhe 8 të tjerët të PS-së”.


“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!”, shkroi Rama në Twitter.





Lapsusi i Ramës duke ngatërruar dosjen e Shijakut me atë të Dibrës


Edhe zyra e shtypit e kryeministrit shpërndau fillimisht për mediat postimin e parë të kryeministrit, ku fliste për “dosjen e famshme të Dibrës”.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë e shpërndan për mediat

Më pas, Rama e ka korrigjuar postimin në Twitter, duke shtuar “arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit“.

Lexo edhe :  "I ra të fikët edhe nga Babaramo" - Meta fton sërish Ramën në debat: Ka frikë

Rama korrigjon postimin disa minuta më pas

Kreu i qeverisë thekson se arrestimi i përfaqësuesve politikë nga SPAK është shembulli pse duhen depolitizuar komisionet zgjedhore.

“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM! “, shton kryeministri.

LEXO EDHE: 

Votat si në Shijak, kurse koalicionet si në Europë

Arrestimet për dosjen 339/ Dalin përmasat e krimit elektoral

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas