Deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është përjashtuar nga seanca e sotme plenare pasi qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, i cili po fliste nga foltorja e parlamentit.
Sipas zyrës së shtypit të PD, kur Endri Hasa e goditi me vezë kryeministrin, tha: Këtë e ke për studentet.
Përjashtimi i Hases u kërkua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Rama reagoi edhe online pas incidentit.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve,” shkruan Rama në Twitter.