Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama ka publikuar një video, ku përmblidhen pamjet e protestave të qytetarëve kundër atyre që Kryeministri i cilëson si projektet e realizuara në Tiranë.
Në video përfshihen protestat për Parkun e Liqenit, Këndin e Lojrave, Bulevardin e Ri, Astirin, Sheshin Skënderbej.
Rama ka zgjedhur një mesazh provokues, duke u shprehur se ata që kundërshtonin shembjen e Teatrit, janë të gjithë ata që kanë kundërshtuar projektet e zhvillimit.
“Janë po të njëjtët. Ngriheni kundër çdo projekti në Tiranë, nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot“, shkruan Rama.