Kryesore

Rama: Gati për tryezë me Metën dhe opozitën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 22/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për platformën me 14 pika. Sipas Ramës, Meta nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, por ai thotë se është i gatshëm për tu ulur me të dhe opozitën, në çdo moment.


Postimi i Ramës:


Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la


Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.


Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin



CLOSE
CLOSE
Pas