Aktualitet

“Rama refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve” – Ilir Babaramo: Ndërpreu intervistën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 19/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama duket se e ka humbur qetësinë një javë para zgjedhjeve. Mësohet se ai ka ndërprerë në mes një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tij. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari sot në facebook





“Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë rregjistrimit, i cili refuzoi t’i përgjigjej më shumë se gjysmës se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.


 





Ndiqni në orën 20.55 çfarë ndodhi sot në studion e ‘5 Pyetjet’”- shkruan Babaramo duke lajmëruar këtë incident që i ka ndodhur gjatë intervistës me kreun e qeverisë.



Nuk është hera e parë që Rama sillet në mënyrë arrogante me gazetarët. Disa ditë më parë ai hoqi mikrofonat dhe ndërpreu dhe një intervistë live me gazetarin Endri Xhafo, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tjera të tij dhe panelit të gazetarëve.

Lexo edhe :  Qëndrimet / Rama: Fitore historike. Basha: Masakër elektorale

 

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas