Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama, rekrutuesi i biznesit mavi

by mapo.al
05/03/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed, Politika
0

Kryeministri Edi Rama është vetshpallur head-hunter, i kthjellët dhe i qartë në atë çfarë kërkon: kandidatë të përshtatshëm që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve.

E tillë është gjuha e tregut ekonomik, por t’i rikthehemi podiumit politik.



Rama, ky rekrutues i pamëshirshëm, ka pikasur figura që diç impakt kanë patur tek njerëzit. Me një gamë të gjerë kompetencash, vijnë në listën e deputetëve socialistë për zgjedhjet më 25 prill, Najada Çomo dhe Luljeta Bozo.

E para një mantelbardhë, drejtuese e betejës me Covid-19, ndonëse figurë e shoqëruar shpesh me pikëpyetje përsa i takon integritetit moral në menaxhimin e pandemisë. Nuk janë të pakta hapësirat që krijuan debat, fill pasi u bë publik kandidimi i mjekes Çomo në logon e PS-së. Mes dyshimit nëse ajo po përdoret nga head-hunteri lypës, i gjatë, i drejtë, luftues. Apo e kundërta.

E dyta, profesoreshë e inxhinierisë së ndërtimit, që i ka kushtuar gjithë jetën studimit të dherave, dhe që u njoh prej të gjithëve në moshën 77-vjeçare, fill pas katrahurës materiale dhe shpirtërore që solli tërmeti shkatërrues më 26 nëntor 2019. Në fjalët e profesoreshë Bozos, vetëm vend për pesimizëm nuk ka. Nuk kishte dy vite më parë, kur mijëra banorë vrapuan në rrugë nga frika për jetën. Dhe nuk ka as sot teksa gjendet përballë kryeministrit Edi Rama dhe strategjisë së tij më të fundit, se mandati i dytë u thye, u shkërmoq nga pandemia e tërmeti,  dhe se si i pari i familjes po bën çdo gjë që i treti të jetë i lavdishëm, me premtime të mbajtura, shtëpi të rindërtuara e virus të shtypur me këmbë.

Mjeshtëria e Ramës në propagandë, nuk njeh limite.

Vijon lënia në hije e masave konkrete, teksa kursi agresiv i mpirjes së shqisave dhe mendimeve po shtrihet kudo dhe ngado. Sepse i pari i familjes, kërkon kundrim, jo gjykim. Sepse i pari, i madhi, i gjati, nuk do t’ia dijë për përgjegjësitë e shtetit të rilindjes, ndonëse vlerëson, himnizon dhe dekoron me urdhëra kalorsiakë.

Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.

Ky është fakt!

Njerëz në qiell të hapur, të prekur dhe të vdekur, sikundër dekorata të fotografuara e filmuara si mos më mirë. Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët, kësisoj varfëria do të rritet, dhe shqiptarët do të kthehen 15 vite pas në kohë.

Në një spital gjeografikisht në një cep të Italisë, një i prekur nga një sëmundje fare e papërfillshme, troket për shpëtim. Përgjigje për të janë mjekë e infermierë të sëmurë deri në prag vdekjeje, me dëshirën për t’u ankuar. Dhe mes dilemave dhe dyshimeve për vendndodhjen, merr një tjetër përgjigje, nga një vajzë e re, e porsa ardhur në ambientet spitalore. Një pohim, se jo më kot personeli mjekësor i këtij spitali hiçgjendur është vlerësuar si më i miri në Europë. Sepse shërojnë edhe më të regjurit, siç janë, siç ndjehen dhe flasin.

Tregim i shkurtër ky nga novelisti italian Dino Buzzati, që si për çudi asociohet më së miri me head-hunterin dhe strategun e kompanisë mavi.

Dhe më të regjurit, padyshim, shërohen, kur shohin të parin, të madhin dhe të gjatin, siç është, siç ndjehet dhe siç flet.

Tags: Edi RamaLuljeta BozoNajada Çomo

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Bebe Rexha liston sukseset e saj dhe “djeg” rrjetin…

E sikletshme! Fansi i bën gjestin e papërshtatshëm Bebe Rexhës në video live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In