Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha kanë replikuar sot gjatë seancës së Kuvendit.
Ndërsa Rama po fliste, Bardhi ka ndërhyrë pa mikrofon nga vendi ku qëndronte.
Rama i është kundërpërgjigjur, duke i kujtuar firmat e demokratëve, për mbledhjen e Kuvendit të PD.
“Nuk jam Edi Paloka, mos më ndërprit”, i është drejtuar Rama-Bardhit, duke risjellë kështu në vëmendje, reagimet e tij të ditëve të fundit përballë Palokës dhe jo vetëm në lidhje me firmat për Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Kryeministri Edi Rama i tha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se atë nuk e besojnë as kolegët deputetë të PD, e jo më shqiptarët.
“Mirë, dakord. The se ne nuk na beson më njeri. Po kë besojnë shqiptarët? Ty? Sa nga këta rreth e rrotull të besojnë ty? Sa? Sipas teje? Bëj një reflektim, shikoji mirë… Dhe ty more zotëri nuk të besojnë gjysma e këtyre që ke këtu në sallë, e pretendon të të besojnë shqiptarët. Mbahu mër burrë, mos e lësho veten fare se u bërë komplet…”, tha Rama.