Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur Partisë Demokratike, e cila më herët tha se Rama i frikësohet njerëzve që duan ndryshimin. Kjo deklaratë e PD, erdhi pas komenteve të Ramës për takimet e Bashës në Fier me qytetarët, ku tha se kryedemokrati oragizon takime elektorale me mbështetës, duke përhapur virusin.
Rama në përgjigjet e fundit drejtuar Partisë Demokratike, thotë se jam i frikësuar për njerëzit që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme dhe të papërgjegjëshme.
Statusi i Ramës në Twitter:
O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/pd-i-pergjigjet-rames-je-i-frikesuar-nga-qytetaret-qe-duan-ndryshim/
Takimi i Bashës në Fier, Rama: Përsheshe me virus për politikë pa din e as iman