Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas grevës së punonjësve të AlbControl në aeroportin e Rinasit.
Kreu i qeverisë e quan sabotim ndërprerjen e punës në kullën e kontrollit e cila sipas tij nuk do të tolerohet, ndërsa shton se frymëzuesit e kësaj proteste janë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Rama thotë se organizatorët e grevës duan bllokimin e punës në aeroport për të mos ardhur vaksinat.
“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”
LEXO EDHJE:
Greva e AlbControl, Balluku: Grusht shteti për të marrë peng vendin
Etiketa: Aeroporti i Rinasit, Edi Rama, Greva ne aeroportin e Rinasit, Ilir Meta, Rinas, Sali Berisha