Rama: S’do kërkojmë ndërmjetësim ndërkombëtar për krizat tona politike

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita bashkëpunim për të zgjidhur problematikat e brendshme politike të vendit përmes bisedimeve. Ai i paralajmëron se mes kërcënimeve apo ultimatumeve nuk kanë për të zgjidhur gjë.

Duke iu referuar reformës zgjedhore kur opozita kërkonte mendimet e ODIHR, Rama thotë se për këto çështje të brendshme nuk do kërkojë ndërmjetësimin e palëve të treta ndërkombëtare.



“Të jemi të qartë, nuk duam lëshime nga ju, por jemi të gatshëm që të biem dakord për t’ju bërë lëshime. Jemi gati të merremi vesh me ju dhe që i bën mirë vendit. Jemi të hapur të dialogojmë drejtëpërdrejtë, por një gjë mbajeni parasysh, me urdhra, kërcënime dhe ultimatum nuk keni arritur asgjë me ne. Me komunikim të drejtëpërdrejtë, ne mund të merremi vesh me shumë gjëra. Asnjëherë dhe për asnjë arsye, unë dhe kjo shumicë nuk do pranojmë asnjë ndërmjetësues të huaj, për të zgjidhur krizat e brendshme politike. Ato shkaktohen nga ne dhe ju, jo nga miqtë ndërkombëtar. Jo duke folur anglisht me njëri-tjetrin” – tha Rama.

Tërmeti dhe pandemia

Duke folur për prioritetet e qeverisë së re, Rama thotë se janë ende dy fronte të hapura, pasojat e lëna nga tërmeti si dhe lufta kundër koronavirusit.

Shqipëria ka ende dy fronte të mëdha të hapura. Nga njëra anë është front ii përpjekjes për të zhbërë dëmet e tërmetit. Shumë qytetarë që duan të futen në shtëpitë e reja. Fronti i dytë është koronavirusi, ku rrezikojnë si demokratë dhe socialistë. Dua tju them atyre që vazhdojnë që presin të futen në shtëpitë e reja, është pjesëë e prioriteteve tona. Tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit duhet t’i mbyllim. Deri në ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re, familjet e prekura do marrin bonusin e qirasë. Nuk ndryshon plani i vaksinimit masiv.

Askush nuk mund të qeverisë pa gabime. Një nga krenaritë më të mëdha të mandatit tonë të dytë do mbetet fakti se në luftën me pandminë, sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri tjetër. Kemi qenë në fashën e vendeve me performancën më të mirë. Që të vaksinohen pa humbur kohë, për të lëvizur do pajisemi me Green Pass.Do vazhdojmë me pasionin dhe gatishmëri maksimale për këto dy fronte. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë njerëzore të këtyre dy sfidave, do i lutesha opozitës dhe mediave që të kërkojnë çdo gjë zyrtare përpara se të dalin në konkluzione” – tha Rama.

Denoncimet dhe kritikat e opozitës

Përsa i përket denoncimeve apo kritkave nga opozita, Rama tha se nuk do të bëhet më format ii vjetër përmes konferencave për t’i përgjigjur akuzave.

Ai thotë se do të vendosë një kanal informimi në faqet zyrtare të institucioneve ku do të gjejnë përgjigjet zyrtare për çdo denoncim.

Unë zotohem që çdo denoncim kritik, do trajtohet me seriozitetin e duhur. Do reagojmë publikisht. Qeveria e re do vendosë një kanal informimi në faqen zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht. Formati i vjetër i politikës tradicionale, me konferenca shtypi ku smerr vesh i pari të dytin, ku publiku nuk informohet, për ne quhet e mbyllur. Në çdo rast kur kritika do e gjejë të shkruar e zeza mbi të bardhë me përgjegjësi institucionale. As qeveria dhe asnjë nga ne, të 74 të mandatuar, nuk do përdorë mikrofonin për të mbrojtur askënd këtu, asnjë të akuzuar nga drejtësia. Cili do qoftë apo në çdo rresht të kësaj salle që me gjasë që mund të vendoset në akuzë, duhet të mbrohet vetë. Nuk do marrë asnjë mbështetje politike. Ne besojmë sot reformën në drejtësi. Me vetëdijen se rezultatet kuptimplota, rezultatet nuk vijnë kollaj. Sot, toka lëkundet nën këmbët e atyre që deri dje vrisnin e prisnin” – tha Rama.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252