fbpx

Aktualitet

Idrizi akuza Ramës: Kërkon të shfaktorizojë çështjen Çame






               Publikuar në : 19:33 - 18/09/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bëri një ftesë të hapur për dialog të gjitha partitë opozitare për reformën zgjedhore, por la jashtë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.


Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, Idrizi tha për Report Tv se qëllimi i Ramës është nxjerrja jashtë e faktorit PDIU dhe çështjes Çame.



“Është një mënyrë shumë e dobët e zotit Rama për të relativizuar PDIU-në edhe cështjen çame edhe Shpëtim Idrizin, kjo vjen pas përpjekjeve për të nxjerrë jashtë faktorin e PDIU-së nga parlamenti i Shqipërisë për të hequr çështjen Çame nga programi i qeverisë”, tha ai.

Por a u diskutua në mbledhjen me aleatët edhe për ftesën e kryeministrit Rama? “Padyshim ishte pjesë e diskutimeve dhe ajo që tha zoti Basha është qëndrimi i të gjithë opozitës”, përfundoi Idrizi.

LEXO EDHE:

Rama fton për bisedime opozitën, letra drejtuar Bashës


Etiketa: , ,

Pas