Në stadiumin “Air Albania” vijon sot dita e dytë e vaksinimit anticovid. Sot vaksinohen epidemiologët nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.
Kryeministri Edi Rama ishte sot atje për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij procesi.
Rama tregoi dhe mesazhet që i kanë mbërritur në telefon pasi ai bëri dje vaksinën.
“Çdo gjë në rregull, se unë pasi e bëra më çonin mesazh: Mirë je?!”
Ditën e e djeshme janë bërë gjithsej 49 vaksina, mes tyre vaksinat e para i bëri kryeministri Edi Rama dhe shefja e shërbimit infektiv Najada Çomo.
Procesi i vaksinimit zgjat rreth një orë. Personi i cili do të vaksinohet përmes koordinatorit do të paraqitet në ambientet e stadiumit do të ulet në karriget para vaksinimit ku do të plotësojë formularin e vaksinimit.
Në materialin informues për vaksinën thuhet se do të duhen rreth 7 ditë nga doza e dytë e vaksinimit për të krijuar mbrojtje nga virusi sars-cov2.