Aktualitet

Rama: Shkarkimin e Metës e duan mbi 90% e shqiptarëve, Kuvendi s’do ngurrojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 09/06/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit se shkarkimin e presidentit Ilir Meta e duan mbi 90% e shqiptarëve.






Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se Meta ka dhunuar Kushtetutën si dhe turpëroi Shqipërinë dhe shqiptarët në raportet e tij me SHBA-të.


Ky Kuvend, tha Rama teksa mbajti fjalimin më të shkurtër të tij, nuk do të ngurrojë të ushtrojë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve, që sipas tij nuk e duan më Ilir Metën president të vendit.





“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalën për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë“, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Basha me demokratët në Qarkun Shkodër: Të bashkohemi kundër regjimit plaçkitës


LEXO EDHE: 

Shkarkimi i Metës – Adriatik Alimadhi debat me Vasilika Hysin në Kuvend

747


Etiketa: , , ,

Pas