Persida Asllani nuk do të drejtojë më Bibliotekën Kombëtare. Shkarkimi i saj është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave. Rama nuk ka ende një emër të ri për drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm, pasi në faqen zyrtare është publikuar vetëm shkarkimi i Asllanit dhe jo emri i drejtuesit të ri.
Vendimi në faqen e Kryeministrisë:
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA