Aktualitet

Rama: Shkollat s’do të ndërtohen me borxhe, mos dëgjoni këngë nga SHQUP-i







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 29/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i rrëzon spekulimet për rindërtimin me para të huazuara të shkollave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.  Në konferencën e sotme për mediat, Rama tha se institucionet arsimore do të ndërtohen me paratë e buxhetit të shtetit dhe fondi nga Bashkimi Europian.


“Shkollat nuk ndërtohen me lekë borxh. Paketat e vëna në dispozicion janë dispursuar. Ndonjë që se ka bërë kërkesën mund ta bëjë, ne nuk do ta lëmë vetëm”, tha Rama.


Kreu i qeverisë gjithashtu foli për uljen e taksave, heqjen e TVSH-së, si dhe pagën minimale, duke ironizuar akuzat dhe denoncimet e shpeshta të opozitës.



“Është  një këngë nga shtëpia diskografike e SHQUP-it, që thotë ‘tani u kujtove të ulësh taksat’. Ne i kemi ulur taksat gjys për gjys në vitin 2014. Por këtë nuk mund ta dinë ata që këndojnë për SHQUP-in. Premtimin e kemi dhënë më parë, përpara se të vinte karantina dhe Covid-i, që ne deri në vitin 2029 do garantojmë që nuk do ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël.


Megjithëse na ra flama nga Covid-i, ne në muajin korrik e kemi bërë ligj. Kur flas për pagë minimale, flas në sektorin privat. 300 mijë lekë do jetë paga minimale për çdo kompani private. Prej kohësh e kemi vendosur në shtet limitin. Tani limiti do vendoset edhe për sektorin privat”, u shpreh Rama.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas