Kryesore

Rama shkon, Haradinaj jo: Çekia turbullon ujërat për Kosovën






               Publikuar në : 19:36 - 12/09/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama postoi disa foto të enjten nga një takim në Çeki. Edhe këtë herë, kryeministri doli jashtë vendit për të marrë pjesë në një samit. Takimi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë Çekia, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, vendosi të përkrahë nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.


Rama sërish postoi me atlete, në krah të kryeministres serbe. Por ky samit nuk ishte kaq rozë për shkak se një nga debatet kryesore që ka shpërthyer në Çeki ditët e fundit ka lidhje me çështjen e Kosovës.

Presidenti i këtij vendi, Milosh Zaman ka thënë në Serbi se nuk i pëlqen Kosova, se ky vend drejtohet nga kriminelë dhe se duhet tërhequr njohja që i ka bërë Çekia këtij shteti. Sipas Zaman, Kosova nuk i përket komunitetit të shteteve demokratike.

Ky nuk është komenti i parë i kësaj natyre që bën Zaman. Madje ai e bën këtë koment vazhdimisht që prej vitit 2013. Megjithatë disa media çeke thonë se zyrtarët e kushtetueses në vendin e tyre mund të diskutojnë mundësinë të e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kështu shkuan gazeta Hospodarske Noviny.

Nuk dihet nëse Rama ka ndërhyrë për çështjen e Kosovës në diskutimet e tij, por fakt është se kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj nuk shkoi në Çeki, edhe pse ishte i ftuar. Mediat janë të ndara, disa shkruajnë se Haradinaj nuk shkoi për shkak të situatës parazgjedhore në Kosovë. Të tjera theksojnë se shkak është bërë deklarata e Zeman. Vetë Haradinaj konfirmoi arsyen e parë në një postim në FB.

Të enjten, kryeministri çek Andrej Babish tha se “nuk sheh asnjë arsye që qeveria çeke të ndryshojë qëndrimin e saj” ndaj Kosovës.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e cilësoi joreale mundësinë që Çekia të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të enjten ambasadori amerikan në Çeki, Stephen B. King, takoi në Pragë të ngarkuarin me punë në ambasadën e Kosovës, Arbër Vllahiu, sic shkroi ai në rrjetet sociale “për të ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane e të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas