Aktualitet

VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 28/11/21 |
mapo.al

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ra në sy edhe një herë tjetër distancimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së qytetit, Dritan Leli, me të cilin është përplasur keq para zgjedhjeve të 25 prillit.






Në pamje dukej qartë momenti kur shefi i qeverisë drejtohet tek rreshti ku ndodhet Leli, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, Presidenti Ilir Meta dhe shmang përshëndetjen me kryebashkiakun.


Rama qëndron në krah të kreut të shtetit gjatë cereomonisë zyrtare të ngritjes së flamurit.







Ndërkohë, në përfundim të kësaj ceremonie, personalitetet e larta drejtohen për tek varri monumental i Ismail Qemalit, shihet se Rama qëndron në fund duke pritur të kalojë kreu i shtetit, kryeparlamentarja.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri



Në këtë moment, Dritan Leli ndalon dhe i drejton dorën në shenjë respekti Ramës që të kalojë para tij. Por Rama ka shmangur çdo lloj kontakti me Lelin, qoftë ky sy më sy.



13


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas