Aktualitet

Rama akuza Metës: I janë falur skandale, ne e burrëruam








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 13/06/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza nga foltorja e Kuvendit ndaj presidentit Ilir Meta. Kuvendi po diskuton në këto momente mocionin me debat për çdekretimin nga Meta të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Rama mbajti një fjalim ndryshe, duke mos kursyer akuzat në adresë të kreut të shtetit.


“Ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori e ka bërë edhe kryeministër, kryetar Kuvendi, President të Republikës. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarje, skandale dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë i penduar, i burrëruar i kthjelluar. Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politkkan me të cilin Shqipëria të ketë qenë kaq zemërgjerë.



Pse rrëshqiti Ilir Meta? Sepse është mësuar keq, si mos më keq, ta tundojë zotin e tij, ta përqeshë fatin e tij, ta shkelmojë të mirën e tij, duke u bërë protagonist i një skene ku Metës nuk i takon asnjëherë roli që ka. Jo president por mbret ta shpallin shqiptarët, të trojeve shqiptare jo vetëm të Shqipërisë, prap Ilir Meta nuk do mbyllej me pangopësinë e tij të pashpjegueshme. Jemi sot dëshmitarë të një tjetër zarari të madh të dëmshëm dhe të papranueshëm të presidentit.


Për cilën arsye në botë duhej të bashkohen me zjarrvënësin dhe telashin e saj historik, Sali Berishën, me përpjekjet e këtij për të djeëgur dhe bërë lëmsh Shqipërinë. Për cilën arsye në botë merr përsipër shkeljen më skandaloze të kushtetutës përmes fshirjes së firmës së tij me vetë firmën e tij. Duhet të bëhej një trillues qesharak për të shënuar një budallallëk, rast unikal në Shqipëri. Ka një arsye që i shpjeton të gjitha me dy fjalë: Ilir Meta!”, tha ai.

Rama shpjegoi edhe pse ai nuk e anuloi fushatën e zgjedhjeve pas dekretit të ri të nxjerrë nga kreu i shtetit.

“Sidoqoftë kjo punë e kërkon t’u shpjegohemi shqiptarëve se si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e jetës sonë politike. Pse u përdor, pak rëndësi ka duke kapërcyes mbi kushtetutën e duke fluturuar përtej imagjinatës si plumb qorr për të vrarë zgjedhjet. Pse nuk e shfrytëzuam ne për të ndaluar fushatën.

Po e nis nga vetja, meqë bëhet një tribunë për të mi fatuar mua zgjedhjet pa kundërshtar. Dhe po e nis me një pyetje, për të gjithë ata që duan të logjikojnë, për të këtë situatë. Çfarë interesi vetjak, personal politik kam unë të jem kaq i patundur nga bindja se është koha për fushatë e zgjedhje? Këto zgjedhje janë vendore, PS në rang vendor qeveris 75% të territorit të vendit, shumica parlamentare është solide dhe mbështetja për mua për qeverinë është e palëkundshme.

Një dhimbje jo e vogël koke si ecja në këto kushte jo normale, ku s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë, kthehen në pengesë për qetësimin e kësaj situate e asnjë pengesë në qeverisje sikur zgjedhjet të shtyhen edhe në pafundësi”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Duke vijuar akuzat ndaj kreut të shtetit, Rama tha se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Ne jemi thjesht viktimë e kundërshtarëve tanë që braktisën garën. Duan të vrasin zgjedhjet. Akti i Ilir Metës është prova më e fortë e lepurit që ka frikë nga zgjedhjet, por në radhë të parë nga drejtësia. Jemi të detyruar të pranojmë këtë kosto. Zgjedhjet e 30 qershorit pa ata janë e keqja më e vogël. Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte e keqja më e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë. Në emër të shmangies së zgjedhjes, do ligjëronim faktin se zgjedhjet nuk do ishin e drejta e popullit për të gjykuar, por e drejta e partive për të vendosur kur bëhen zgjedhjet.

E mbani mend kur ikën nga parlamenti për të mos votuar Vettingun dhe u mbyllën në një bunker plastmasi me të njëjtin avaz. S’do lejojmë zgjedhje etj… nga e njëjta pllakë gramafoni. E mbani mend sa i jam lutur Lulzim Bashës për dialog, marrëveshje. Mori gjithçka kërkoi me kusht që të dilnin nga bunkeri dhe të vinin këtu e të votonin Vettingun, të njihnin zgjedhjet dhe të mos shanin më në gjuhë të huaj. Me atë marrëveshje u shtynë zgjedhjet për një javë. Brenda afatit që kushtetuta i lejon presidentit bazuar në Kod Zgjedhor. Miqtë ndërkombëtarë ishin të gjithë dakord. Shqipëri hesapi… (tregon me duar) Tani politikanët na tregojnë se kur populli mundet e kur jo. Presidenti s’mund ta bëjë këtë gjë. S’ka të drejtë të vendosë asgjë, zero”, shtoi kryeministri.

LEXO EDHE:

Rama: Nishani presidenti më mediokër, por sot e kujtojmë për mirë

Rama: E votova Metën si President, por nuk jam penduar


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas