Aktualitet

Rama shpërthen në akuza: Presidenti, opozita dhe Avokati i Popullit po mbrojnë kriminelët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 05/03/20 |
mapo.al

Me akuza ndaj presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Avokates së Popullit Eneida Ballanca, se po mbrojnë kriminelët e vënë në shënjestër Anti-KÇK, e ka nisur fjalimin sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se nuk mund të konsiderohet mëkat i qeverisë kjo paketë, me të cilën Italia në fillim të viteve ’90 luftoi krimin dhe mafien.


“Ashtu është në fakt, sepse të gjithë këta…unë nuk mund të them se zotrote je i motivuar për të njëjtat arsye, jo sepse nuk të njoh nga vjen, por nuk të kam parë asnjëherë të shfaqur në ndonjë lidhje direkete ose indirekte me këto subjekte, por shumë të tjerë kanë arsye ta shohin këtë moment, si një moment o sot o kurrë. Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment o sot o kurrë.


Paketa është fytyra e qeverisë sonë dhe nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajës por për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që jua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit, mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Europës, mijëra prindërve që i shohin fëmijët e tyre të droguar dje shumë jetimëve që baballarët ia kanë vrarë këta. Unë nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja që ka gjetur elita e krimit të organizuar sapo ne kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortje që ka tollovitur Shqipërinë për tre dekada me radhë dhe falë të gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum që e ndjekin vendin tonë dhe hedhin helm. Si ka mundësi që pikërisht kur shfaqja më e thellë vija e kuqe me shtetit dhe krimit ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh nga media tek i ashtuquajturi presidenti i Republikës.


Nga opozita deri tek Avokati i Popullit për t’i qarë hallin këtyre të shkretëve që kanë vrarë që kanë grabitur çfarë kanë mundur dhe kanë shantazhuar sa nuk merret as me mend. Tani po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore. Turp a nuk ju vjen fare që keni një mikrofon në dorë dhe jeni bërë karvan qorrash për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive ku janë kyçur një pjesë e këtyre dhe në drejtim të atyre që nuk janë çuar akoma duke çuar mesazhin që ne jemi me ju, Ju çfarë prisni. Ngrihuni, bashkohuni dhe bëni atë që duhet bërë, mundësisht na i hiqni qafe. Si ka mundësi që kur ne shpallën këtë ofensivë këto viktima ishin djalli vetë në prehrin tonë dhe tani u kthyen në disa rob zoti që duhen marrë në mbrojtje sepse janë viktimë e qeverisë dhe shtetit policor. Si mundet të sulmohet nga maja e piramidës ministrja e drejtësisë e cila ka hapur një llogari që të tjerë nuk kanë guxuar ta hapnin.


E dini ju ça është 42 biss, është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë në vendin fqinj që solli telash për ata që e ngritën dhe ndërkohë mbrohen demonët, ata që janë të dënuar nga gjykata dhe jo të dyshuar nga policia. Ju nuk dini çfarë flisni. E kam me të gjithë ata që flasin për këtë punë. Janë njerëz që çohen tek SPAK-u jo si të dyshuar por si të dënuar që posedojnë asete dhe pasuri që janë produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri dhe si mundet të arrihet në këtë absurd që të konsiderohet kapje e shtetit që ligji ul ministrin e Brendshëm në bashkërendim të këtij operacioni. Në këto vite Ministria dhe prokuroria jo vetëm që janë ulur, por e kanë sulmuar njëri tjetrin. Italia e përkufizoi shkatërrimin e mafies ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë. Këtu të çohen autoritet publike, si ai që rri në majë të piramidës dhe kërkon revolucione, dhe ta konsiderojnë si mëkat të qeverisë”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE: 

Balla akuzon Metën në Kuvend: Po lobon kundër çeljes së negociatave

Rama e akuzoi se po mbron krimin, Meta: Me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit…

Balla akuzoi Metën, reagon Bardhi: Je mësuar të jesh shtojcë e krimit


Etiketa: , , , , ,

Pas