Aktualitet

Itali, Rama: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit në BE





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 31/10/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim zyrtar nga kryeministri i Italisë Giussepe Conte. Pas ceremonisë shtetërore dhe takimit me dyer të mbyllura, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Italisë dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.


Conte theksoi se opozita duhet të ulet në një dialog pa kushte me qeverinë, për të zgjidhur këtë ngërç që është krijuar, si dhe shtoi se do të punohet më shumë për nismat në biznese mes dy vendeve fqinje.


Nga ana tjetër kryeministri Rama shprehu falenderimin e thellë për qeverinë italiane, si një zë mbështetës ‘pro’ hapjes së negociatave për Shqipërinë.


Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit në BE. Ndër të tjera, kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjithë biznesmenëve italianë që të investojnë në Shqipëri.


“Dua të përshëndes qëndrimin e Italisë për negociatat. Për fat të keq Këshilli Europian nuk arriti të merrte vendimin e duhur për Shqipërinë çka solli një mesazh dobësie. Ne do të vazhdojmë të njëjtën rrugë, do vijojmë bashkë me popullin. Ne besojmë se kemi shumë partnerë të fortë. Ka shumë shqiptarë që kontribuojnë dhe paguajnë taksat e vendit italian. 115 mijë shqiptarë mësojnë në shkollat italiane dhe 10 mijë studentë ndjekin studimet ketu me rezultate shumë të mira. Si profesor universiteti, kryeministri italian i ka njohur meritat e shqiptarëve këtu. Kjo vlen si një lloj falënderimi për integrimin që shqiptarët kanë mundur të arrijnë në Shqipëri. Duhet parë dhe situata mbi çështjen e sigurimeve shoqërore. Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet, për të arritur dakordësi për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore i shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia, sa i takon zërit të Italisë, i cili ka një vlerë të padiskutueshme edhe në arenën ndërkombëtare lidhur me mbështetjen që i ka bërë Shqipërisë”, tha Rama.

Pas fjalës së dy Contes dhe Ramës, gazetarët nuk janë lejuar të bëjnë pyetje.


Etiketa: , , , ,

Pas