Përfaqësues të FRPD kanë marshuar sot në këmbë nga selia e PD drejt Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë protestës së djeshme para Parlamentit. Në mesin e protestës kishte edhe të rinj e të mitur të cilët vuajtën pasojat e lëndës helmuese e hedhur pa pritur nga forcat e rendit. FRPD e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me liderin e Sirisë, Bashar al Assad i cili për të mbajtur pushtetin përdori lëndë kimike ndaj popullsisë civile duke vrarë mijëra fëmijë.
“Rama si Assadi“, “Mos helmo fëmijet me gaz”, ishin thirrjet e anëtarëve të Forumit Rinor Demokrat, ndërsa mbanin edhe maska kundër gaz. Në duar ata kishin pankarta ku shkruhej “Rama ik“.
Të rinjtë e FRPD duke marshuar
Gjatë protestës së djeshme Policia dhe Garda përdorën sërish gazin lotsjellës drejt protestuesve, disa prej të cilëve përfunduan në spital pas problemeve me frymëmarrjen. Kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se do dalë para ligjit kushdo që helmon protestuesit.
LEXO EDHE:
Legenit ! Nuk i mjafton qe na rropi por po na myt dhe me gaz. Mos te kete merak se nuk thone kot qe cke bere do te bejne o qehaja, edhe ca te teperta . I cmenduri !