Aktualitet

“Rama si Lukashenko”, Meta: Gratë shqiptare do të ngrihen më fort se ato të Bjellorusisë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 18/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta e  cilëson qeverisjen e Ramës, regjim diktatorial. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Meta bëri edhe një krahasim mes kryeminisrit Rama dhe Lukashenkos, teksa shtoi se gratë shqiptare do të ngrihen edhe më fort se ato të Bjellorusisë.


“Tani mirë keq, ju e keni Presidentin. Edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në Shqipëri, jam i sigurt që gratë e Shqipërisë do ua kalonin atyre të Bjellorusisë. Se kur ngrihen dhe gratë e Bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk e kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë e nënat e Shqipërisë, atyre që duan t’u bëjnë të zezën Shqipërisë, do bëjnë t’i duket e madhe dhe vrima e vrimës së miut. Prandaj mos u shqetësoni! Presidenti është këtu, unë nuk fle gjumë deri më 25 prill”, tha Meta gjithashtu duke paralajmëruar haptazi kryeministrin Rama, për çdo hap që do të ndërmarrë përpara zgjedhjeve parlamentare.







Etiketa: , ,

Pas