Deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në asamblenë e PS se do bëjnë edhe opozitën ka shkaktuar mjaft debat në mediat sociale. Kjo nuk është hera e parë kur qeveria merr përsipër të bëjë opozitën në Shqipëri. Por më shumë ka bërë përshtypje kritika e tij ndaj qeverisë dhe PS për arrogancë.
Kjo për shkak se qeveria është kaq e identifikuar me emrin e tij. Madje vetë Shqipëria mban vulën e tij. Jo më kot një nga televizionet më të mëdha gjermanë, N-TV e pyet Ramën se përse nuk arrestohet Eskobari i Ballkanit. Jo pa ironi, Rama thotë se nuk e di nëse Klement Balili e meriton këtë nofkë.Rama thotë se edhe Eskobari i vërtetë nuk u arrestua menjëherë. Kryeministri nuk e priti mirë as pyetjen se përse ekonomia shqiptare po ecën kaq avash.
Rama tha se ekonomia po rritet me 4 përqind dhe se nëse kjo nuk quhet shpejt, nuk e di se çfarë është shpejt. Televizioni gjerman e pyeti Ramën dhe nëse do bëjë diçka të ngjashme me lyerjen e fasadave siç bëri kur ishte kryebashkiak, para se të hyjë në BE. Ai thotë se ato ishin kohëra historike. Sipas tij, ngjyrat nuk ishin gjest estetik, por politik.
Sërish Rama e kërcënoi Evropën me luftë nëse bllokohet integrimi.
NUK E DI A KA PASUR KRYEMINISTER ME TE DOBET SHQIPERIA POR ATA CE E VOTOJNE OSE JANE BUDALLENJ OSE ME QELLIM KUNDER BERISHES E VOTOJNE