Kandidatja e PS-së për deputete në Tiranë, Luljeta Bozo, ka rezerva për ministren Elisa Spiropali.
Në një intervistë për “ABC”, Bozo tha se Spiropali duhet të jetë më e vetëpërmbajtur në lidhje me etiketimet që përdor kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar kështu cilësimit “Skënderbe”.
Ajo theksoi përballë gazetares Jonida Shehu se, duhet ruajtur mesi i artë pasi ekzagjerimi nuk i bën mirë asnjë njeriu.
Pjesë nga intervista:
Elisa Spiropali thotë që Rama është Skëndërbeu. Ju çfarë këshille do i jepnit?
Unë do i thoja të ishte më e vetëpërmbajtur. Mesi është i artë. Nuk i bën mirë njeriu ekzagjerimi i tepërt. Punë janë bërë shumë dhe punët duken. Çdo punë lë një gjurmë. Unë nuk pajtohem me atë që nuk është bërë asgjë.
Unë ju kuptoj që jeni pozitive në shumicën e gjërave, por a janë bërë mirë?
Ka edhe gjëra që nuk janë bërë mirë.