Aktualitet

Rama si sovranist: Më vjen keq kur ambasadorja amerikane na drejtohet ashtu..





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 30/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama po mbron në Parlament votën për ndryshimin e Kushtetutës, që është cilësuar botërisht një akt i njëanshëm, prishje e rregullave të lojës dhe favorizim i vetes para zgjedhjeve.


Rama po flet nga foltorja e Kuvendit si sovranist, duke sfiduar partnerët që e kanë paralajmëruar të mos bëjë lëvizje pa konsensusin e PD dhe forcave të tjera politike.


“Me vjen keq, kur degjoj ambasadoren amerikane që thotë po i vëzhgojmë liderët a do ta mbajnë fjalën e tyre”, u shpreh kryeministri, duke sqaruar më tej se ai vetë nuk shqetësohet nga ky mesazh. Por, shtoi se kjo gjendje ka ardhur për shkak se liderët kanë abuzuar me mandatin që u është dhënë.


Eshte interesant fakti se Rama shfaqet sot si sovranist teksa po ndryshon Kushtetutën me një parlament të cunguar e ilegjitim, ndërkohë që ka 7 vite që u ka besuar reformat më të mëdhaja ambasadorëve të vendeve mike, madje ka shkuar deri atje sa ka thënë që ata e përfaqësojnë qendrimin e tij.


Këto lloj luhatjesh janë të kuptueshme. Kur vjen fjala për interesin personal dhe mbajtjen e karriges, sot Rama mund të jetë nën kontrollin e komandën e ambasadorëve, ndërsa papritur nesër mund të jetë sovranist.

Në realitet çështja është shumë më e thjeshtë.

Zgjedhjet që po vijnë janë kushti kryesor i integrimit.

Nëse ato prishen që tani, 9 muaj para, me dashje të plotë e me qëllim përfitimi nga Kryeministri, integrimi bie. Por integrimi europian është një aspiratë kombëtare një zgjedhje historike e shqiptarëve dhe shkon shumë më përtej qeverive dhe kryeministrave.

Ndaj Edi Rama nuk mund të luajë me këtë çështje, sikur të ishte një pjesë e parëndësishme e punës së tij të përditshme.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas