Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentoi në ‘Zonë e Lirë’ situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit, tha se kryeministri Edi Rama, kërkon të futet me çdo kusht në Parlament nga frika e burgut.
Berisha shtoi se Rama nuk mendon për një mandat të tretë qeverisës, por vetëm për mandatin e deputetit. Më tej, ish-kreu i qeverisë, tha se Rilindja nuk merr më pushtet.
‘Kryeministri Rama s’mendon për një mandat të tretë në krye të qeverisë. Rilindja nuk merr më pushtet. Rama synon të marrë vetëm mandatin e deputetit dhe të futet në Parlament sepse i kanë futur frikën që do shkojë në burg. Ai s’di ku të fusë kokën se është i tmerruar. Ai nuk synon një mandat tjetër në krye të qeverisë.’-tha Berisha.
LEXO EDHE:
‘Nëse vjen Basha, s’ta marrim përsipër’ – Berisha: Rama kërkoi garanci nga Dokle dhe Koka në Durrës