Kryesore

Rama sot në Athinë, darkë me Mitsotakis. Mediat greke: Hidhen themelet për marrëveshjen e detit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 15/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Greqi.


Fillimisht, kreu i qeverisë do të pritet në një takim nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin do të ketë edhe një darkë.


Në tryezën e diskutimeve do të jenë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.



Ndërkohë, mediat greke raportojnë se sot pritet të heidhen themelet për marrëveshjen e re të detit, çështje kjo e përfolur shumë ditët e fundit, ndërsa në Tiranë nuk kanë munguar akuzat në adresë të qeverisë, për një pakt të mundshëm me Athinën, i cili nuk është bërë transparent.


Por qeveria dhe kryeministri Edi Rama e kanë mohuar ekzistencën e një marrëveshje, duke u shprehur se Greqia ka të drejtën e vet për t’u zgjeruar me 12 milje hapësirë detare, të drejtë të cilën Shqipëria, sipas tij, e ka ushtruar në vitin 1990.


Në ditën e dytë të qëndrimit në Greqi, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në forumin ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku folës do të jenë edhe Zoran Zaev dhe Boyko Borisov.


Etiketa: , , , , ,

Pas