Në ditën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në vizitë në Athinë, qeveria greke ka njoftuar se dërgoi projektligjin në parlament për zgjerimin me 12 milje në Jon.
“Projekt-ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit”.
Projekt-ligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021” thuhet në shkrim.
Rama në Greqi u takua me homologun Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Niko Dendias.