fbpx

Aktualitet

Rama sot në Kukës, kreu i bashkisë: Mos guxo të vish





               Publikuar në : 12:05 - 25/06/19 |
mapo.al

Sot në orën 18:00 kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim elektoral në Kukës. Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në sheshin qëndror të Kukësit, por pak orë më vonë është ndryshuar dhe do zhvillohet në Aeroportin e Kukësit. Mbështetës të PD-së kanë paralajmëruar një protestë të madhe sot, por të mos lejuar Ramën që të zhvillojë takimin.


Ndërkohë kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, i ka kërkuar Edi Ramës që të mos guxojë të shkojë në Kukës.



Postimi i plotë i Bashkim Shehut:


Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.
I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.
Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.
Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.
⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!
⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!
⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!
⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.
Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.

 


Etiketa: ,

Pas