Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të thumbojë sot opozitën me fjalët e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ai ka postuar në “Facebook” një foto të Kadaresë, mbi të cilën shkruhet një citim i shkurtër i tij.
“Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovisual është diçka e mirë”, lexohet në të. Opozita dhe mazhoranca janë përfshirë prej ditësh në një debat të nxehtë për mënyrën sesi kjo e fundit po menaxhon situatën pandemike.
Kryedemokrati Lulzim Basha e akuzon konkretisht kreun e qeverisë për fshehje të numrit të viktimave, ndërkohë Rama i cilëson deklarata të ulëta që përhapin panik.
1
Etiketa: Edi Rama, Ismail Kadare, opozita, Pandemia COVID-19