Kryeministri Edi Rama s’resht së sulmuari demokratët kandidatë për deputet, teksa 34 ditë kanë mbetur nga 25 Prilli.
Nga Elbasani, Rama iu kundërvu këtë të diel Dash Sulës, duke u shprehur ndër të tjera se “pikën më impresionuese të karrierës e ka pasur në stadiumin e Peqinit”.
“Dash Sula, është kthyer Dash Sula, vetë Dash Sula! I cili, pikën më impresionuese të karrierës e ka pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato që nuk lidhin emrin me figurën, është ai, pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin.
Me Dash Sulën fiton Shqipëria, Shqipëria fiton me Dash Sulën! Dash Sula është hata fare! Elbasanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!” – tha Rama.
Kryeministri theksoi se nuk bëhet Shqipëria me figura të vjetra, ndërsa vijoi me mburrje se askush përveç socialistëve nuk mund ta çojë vendin përpara.
Risjellim në vëmendje se Rama tashmë i ka kthyer në zakon sulmet ndaj opozitës.