Kryesore

Rama-studentëve: Kërkesat do plotësohen, mund të bëni mësim në verë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 09/01/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë të ditur për studentët se vendimi për përgjysmimin e tarifave është miratuar.


Në Twitter, përmes tre postimeve të njëpasnjëshme, kryeminsitri u është përgjigjur studentëve duke theksuar se VKM është publikaur në fletoren zyrtare ndërsa ka theksuar se deri në 3 të mëngjesit të së mërkurës ka marrë mesazhe nga studentët në lidhje me këtë çështje.



“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik  http://qbz.gov.al  dy sy për të parë”.


Rama, teksa nuk ka ngurruar të thumbojë dhe opozitën, ka bërë të ditur për studentët se kërkesat e tyre do të plotësohen sipas afateve.

“E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave”.

Më tej kreu i qeverisë i cilësoi si të papranueshme tentativat e disa individëve që sipas tij po bllokojn mësimin. Sipas kreut të qeverisë nëse kjo gjë vazhdon atëherë me shumë gjasa mësimi do të shtyhet për në verë.

“Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas