Monday, May 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama sulmon Albin Kurtin dhe merr vlerësime nga Vuçiç

by mapo.al
29/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama janë duke qëndruar në Shkup në një vizitë dy ditore, ku janë pritur nga Zoran Zaev në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Para të pranishmëve në fillim ka folur Zaev, ndërsa pas tij e ka marrë fjalën presidenti serb. Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiç i është drejtuar Ramës, me fjalët i dashur dhe i nderuar. Ndërsa kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer sulmet ndaj Albin Kurtit gjatë konferecës për shtyp lidhur me minishengenin

Vuçiç iu drejtua Zaevit me fjalët “i nderuar kryetar i qeverisë”, ndërsa Ramës, Vuçiç i është drejtuar me një tjetër vlerësim – “mik i dashur e i nderuar”. “I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, u shpreh Vuciç.

Sot ndërkaq, është paralajmëruar se do të ndryshohet edhe emri i iniciativës minishengen. “Nuk jemi naivë të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele. Ky ‘sulm’ i Ramës vjen pasi kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Mini-Shengeni është vizion i Serbisë për Jugosllavi të re.

“Kush thotë se kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t’ia dhënë hegjemoninë Serbisë sepse është më e madhe dhe do vijë të na marrë krejt çka kemi, e para jeton në një botë paralele e dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu atëherë edhe BE është një Jugosllavi e madhe, nëse BE është një Jugosllavi e madhe atëherë kjo është një Jugosllavi e vogël. Por jo kjo është një hapësirë që jeton me mekanizmat e BE-së ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për t’u integruar në BE”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar më parë se “minishengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re.

“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni Ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, është shprehur Kurti më herët.

LEXO EDHE:

Forumi i Shkupit, Vuçiç-Zaev: Të heqim kufijtë nga Serbia në RMV e deri në Tiranë

Tags: kurtiRamaShkupVucicZaev

JU SUGJEROJME

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
Kryesore

Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”

22/05/2022
Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
Aktualitet

Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

22/05/2022
Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së

22/05/2022
Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit
Bota

Ja tre vendet e tjera që konfirmojnë linë e majmunit

22/05/2022
Next Post
Arrestimet te ‘Hipoteka’, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit

Arrestimet te 'Hipoteka', GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sali Berisha zyrtarisht në krye të “Rithemelimit”
  • Monika Kryemadhi rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
  • Ja produktet e bukurisë që përdor mbretëresha Elizabeth
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 73-vjeçarja
  • Përfundon numërimi i votave në katër qytete për kreun e ri të PD-së



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In