Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama sulmon ashpër BE-në: Bëmë dy dasma, s’na erdhi nusja, vafsh në djall

by mapo.al
14/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Në fjalën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut.



Rama tha pritshmëritë e Shqipërisë nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin.

Po ashtu Kryeministri shtoi se nuk do të ketë më përgatitje për çelje negociatash derisa sa vetë BE t’i thërrasë.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali. Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.

Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton ‘na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij’.

Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.

Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri.

Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspask se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë.

Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës dhe kjo është arsyeja pse duhet të ecim para. A njihet kjo gjë nga Brukseli nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështja e tyre. BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë për ne“, deklaroi Rama.

Tags: Athinëcelja e negociataveEdi RamaGreqiVideo

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Next Post
Vlorë/ Bizneset protestë për orën policore: Rama rri vetë në lokal pas 12-e

Vlorë/ Bizneset protestë për orën policore: Rama rri vetë në lokal pas 12-e

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In