Në fjalimin hapës përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama shpjegoi pse PS duhet të marrë mandatin e tretë qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama bëri krahasimin me opozitën për të treguar se sipas tij “me ta në krye ka vetëm vështirësi dhe kurrë s’ka për të pasur drejtësi”, ndërsa atakoi me emra kryetarin e PD, Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas shefit të qeverisë, “drejtësia sot nuk është ende aty ku ne e presim”.
“Është thjeshtë një ferrishte që po përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura të një lindje të vështirë. Por kush tjetër mund ta bënte atë që do vinte dita në Shqipëri, që korporata më e madhe fitimprurëse në kostumin e shtetit, korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do të goditej? Askujt. Kjo është një arsye për të kuptuar se kush do drejtësi nesër, duhet të mbështesë sot PS“.
Pjesë nga fjala
Sipas meje është themelore qoftë për të vënë re dallimin mes nesh dhe atyre më parë, qoftë për të përcaktuar PS-në si fuqi e vetme për të bërë dallimin. Kemi bërë vendosjen e një raporti të ri me drejtësinë. Jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por në sensin e thjeshtë bazik të të drejtës.
Mendoj që ne duhet ta bëjmë pjesë të të gjithë bashkëbisedimit me shqiptarët nga sot deri kur të bjerë gongu drejt 25 prillit.
Sot drejtësia, në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ka plot akoma rrëmujë, akoma pisllëk, ka plot për të përfunduar, por ku për herë të parë që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet e një sistemi që do tu japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që lindën në ’90 dhe që sot janë bërë burra dhe gra dhe nuk
Për të ngritur një sistem të drejtë nuk mjafton as vullneti, as vizioni, as ligjvënia, por duhet kohë.
Sistemi i drejtësisë, që në i referohemi si modele nuk duhet të harrojmë që janë rritur yhyyy. JO kur ne nuk kishim lindur, por as ata që ne na kanë bërë kokën nuk kishin lindur.
Brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada të tëra. Të gjithë eksperiencën që ne sot e marrim të konsoliduar nga të tjerët.
Drejtësia sot nuk është ende aty ku ne e presim. Është thjeshtë një ferrishte që po përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura të një lindje të vështirë. Por kush tjetër mund ta bënte atë që do vinte dita në Shqipëri, që korporata më e madhe fitimprurëse në kostumin e shtetit, korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do të goditej, askujt. Kjo është një arsye për të kuptuar se kush do drejtësi nesër, duhet të mbështesë sot PS.
Nuk ka nevojë të na dëgjojë në, por Ilir Metën, Saliun, Monikën, Lulin edhe pse Luli bën ca i thonë këta 3 të tjerët. Për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirësi po nesër do ketë drejtësi. Me ta në krye ka vetëm vështirësi, por nuk do të ketë kurrë drejtësi.
Sot ne vijmë në pikën kur e zerojmë taksën dhe zerojmë TVSh për biznesin e vogël. Zero. Nuk është premtim elektoral, është ligj i Kuvendit.
E kuptoj që ky zerim krijon problem të madh.
Por duhet të jesh vërtetë kaq i mllefosur sa të mos qeshësh e lëre më ta votosh Lulin, kur thotë se ne do ta bëjmë 0.5. Unë jam i bindur që kur të vijë fushata do thotë do ta bëjmë minus, edhe e bën ai. E bën se priret për mirë. Do që njerëzit të jenë të gëzuar kur flet. Do e bëjmë 0.5 po s’ka më tarifa të pushtetit vendor. Mos paguash për pastrimin se do e pastrojë Luli qytetin me fshesën e Monikës.
Mos paguani për ndriçimin se do na ndriçojë Iliri me Salin. Ky është dëshpërim i madh dhe sot e bën më të madh dëshpërimin fakti që sot këto janë fakt.
Sot është fakt që mësuesit hyjnë në sistem falë meritës së tyre. Prej disa vitesh në Universitet si hyjnë studentët? Hyjnë dot se janë djali i Fahriut?
E përmenda për inerci se sot nuk është dita, por nuk e besoja dot që disa demokratë kishin shkruar te portali i bashkeqeverisjes se kërkonin drejtësi për djalin e Fahriut. Mbesa e Monikës, apo Nipi i Saliut, apo cilidoqoftë, nuk hyn dot më. Mund ta kenë babain me shumë lekë, por vjen djali i një cobani që ka më shumë pikë dhe të lë mbrapa me gjithë baba.
Partia nuk bën dot asnjë punë sot”.