Kryesore

Rama sulmon Metën nga Vlora: Po bllokon projektet infrastrukturore (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:38 - 04/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që po kryen në Vlorë, ka ngritur shqetësimin se presidenti Ilir Meta ka bllokuar një pjesë të investimeve infrastrukturore turistike.






Rama tha se një nga projektet e bllokuara nga Meta është ai që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë me elementë të rinj të mobilimit urban.


Sipas shefit të qeverisë, “qysh nga fillimi i nëntorit që presim plotfuqinë për një autorizim formal nga Presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me Fondin Saudit”.







Rama shtoi se “pa aprovimin e Metës, projekti nuk mund të realizohet”.



“Nuk kemi dashur të bëjmë debat publik të politizuar për këtë por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit që presim protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit dhe faktikisht është bllokim total sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e realizojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime. E para gjithë rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge që është deri poshtë në Radhimë dhe pastaj në Orikum plus rrugën tjetër sepse pjesën e Radhimës e kemi premtuar me kohë sepse do ta bëjmë duke futur elementë të lungomares”, u shpreh Rama.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas