Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës që kanë vërshuar ndaj tij pas arrestimit të djalit të deputetit socialist Rexhep Rraja. Ky i fundit, u arrestua nga policia, i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin. E gjithë vëmendja për vajzën”, shkruan kreu i qeverisë në një postin në Twitter.
Pas arrestimit të djalit të deputetit Rrahman Rraja, PD akuzoi se e gjitha kjo është një farsë, ndërsa LSI kërkoi hetimin e Kryeministrit pasi sipas tyre, Rama ka shpërdoruar detyrën duke kërcënuar Nuhun.